Prof. dr. Agni Dika

Agni Dika e ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, nga fusha e Shkencave Kompjuterike, duke i shfrytëzuar edhe rezultatet e punës kërkimore të tij gjatë qëndrimit në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit "George Washington", në Washington DC.
Aktualisht punon si profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë.
Ka qenë pjesmarrës direkt në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke shërbyer një kohë si Prorektor, por edhe si ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit. Me punën e tij si profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike ka kontribuar edhe në Univeristetin e Prizrenit prej themelimit të tij.
Agni Dika është autor i më shumë punimeve shkencore, librave universitarë dhe shkollorë, si dhe i publikimeve tjera nga fusha e Kompjuterikës. Gjithashtu, është i përfshirë direkt në realizimin e disa projekte shkencore ndërkombëtare dhe vendore.